Bora e dendur vështirëson trafikun në Prishtinë

09.12.2017 21:34:06

Bora me intensitet të jashtëzakonshëm ka zbardhur për pak minuta rrugët e Prishtinës.

Reshjet e vrullshme kanë vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve në kryeqytet.

Në disa pamje të rrugëve në lagjet si; Veterniku dhe Mati shihet se veturat po kanë vështirësi të qarkullojnë.

Policia ende nuk ka raportuar për ndonjë aksident trafiku.