Zaev: Ta luftojmë korrupsionin duke e denoncuar

09.12.2017 21:32:22

Dita kundër korrupsionit

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë realizoi një video porosi deri te qytetarët në të cilën u shpreh se për korrupsionin, në Maqedoni duhet të ketë zero tolerancë dhe u bëri thirrje qytetarëve që në mënyrë aktive të përfshihen në këtë luftë, përmes denoncimit të korrupsionit dhe pafrikë nga pasojat.

“Korrupsioni është kërcënim për vendosjen e sundimit të ligjit, ndërsa ne u zotuam se në Maqedoni do të mbisundojë ligji. Prandaj, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Së bashku do të krijojmë politika të suksesshme, dhe do të vendosim themele për një ardhmëri më stabile, më ekonomike dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Nga suksesi i luftës kundër korrupsionit, varet suksesi i vendit tone”, u shpreh Zaev.