Bora vështirëson qarkullimin në Kosovë

06.01.2017 21:53:52

Bora që po bie pa ndal në Kosovë, ka vështirësuar qarkullimin në të gjitha rrugët e vendit.

Derisa gjendje më e mirë është në rrugët nacionale, gjendja e vështirë është në zonat malore dhe në fshatra.

Shumë qytetar kanë dërguar foto dhe kanë njoftuar KosovaPress-in për gjendjen e vështirë të rrugëve, ku kryesisht rrugët po i hapin me vetiniciativë.

Komuna e Prishtinës sonte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme gjatë 48 orëve të ardhshme, për shkak të reshurave të vazhdueshme të borës.

Kurse, Policia ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion, që të mos lëvizet pa pajisje dimërore, ndërsa këshillon që kujdesi më i madh të jetë gjatë orëve të natës ose të evitohet lëvizja në këtë kohë, kur temperatura bien më shumë dhe rrugët janë më të vështira për t’u kaluar.