Vidhet biznesi në mes të Tiranës

06.01.2017 21:57:29

Një biznes brenda një qendre tregtare në kryeqytet ka rënë pre e vjedhjes një ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme shumë pranë qendrës së Tiranës, në Bulevardin “Zogu i Parë” dhe dyshohet se ka qenë vetëm një person që ka realizuar vjedhjen.

Ai e ka kryer goditjen rreth orës 11:15. Burime nga policia bëjnë me dije për Syri.net se, një person ka vjedhur biznesin “Sallë Interneti” në pronësi të Dave Ll, 30 vjeçe. Biznesi ndodhet brenda ambienteve të “Qendra Tregtare Tirana”.

Sasia e parave që ka marrë autori është 190.000 lekë (të reja).

Autori është ende në arrati, ndërsa policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.