Është dorëzuar kërkesa për lirimin e Haradinajt, tha Koci

06.01.2017 22:42:44

Arianit Koci, avokat i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se ekipi mbrojtës i Haradinajt, në koordinim të plotë është duke punuar intensivisht që ish-kryeministri të kthehet në Kosovë sa më shpejtë që është e mundur.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “kërkesa për lirimin është dorëzuar sot dhe pritet që në ditët në vijim e njëjta të shqyrtohet nga Gjykata”.

“Mbrojtja konsideron se të gjitha argumentet juridike janë në anën e Haradinajt dhe se kjo situatë e pakëndshme, ka qenë e panevojshme dhe do të përfundoj së shpejti”, ka shtuar Koci.