Bota ka hyrë në një periudhë gri, kjo situatë nuk është çështje ditësh”/ Pandel Majko tregon ç’duhet të bëni: Kjo do të jetë një betejë që zgjat! (Ja se si koronavirusi merr peng qelizat tona)

14.03.2020 13:44:48

Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka bërë apel për të gjithë shqiptarët që të zbatojnë rregullat e vendosur që të mbrojnë veten e tyre dhe familjarët.

Me anë të një postimi në rrjetin social bën me dije se, “Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore”.

Postimi i Majkos

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën emergjencën kombëtare! Bota ka hyrë në një periudhë gri, ku e padukshmja është bërë e dukshme, me statistikat e njerzve që po humbin jetën!

Kjo që po ndodh është një përballje e jetës me një situatë virusale globale për të cilën parashikimet janë kontradiktore.

KJO SITUATE NUK ESHTE CESHTJE DITESH!

Filloni të mendoni për organizimin e jetës së përditshme në rrethanat e krijuara.

MOS U “LODHNI” NGA E PERDITSHMJA E NDRYSHUAR! KJO ESHTE PROVE PER CILINDO DHE JO NJE SITUATE QE MUND TE KALOHET ME “SPORTIVITET”!

Në Itali para 3 javësh kishte 16 të prekur, sot mbi 15,000 ku lëvizja DHE KOMUNIKIMI rezultoi shkaktari kryesor i përhapjes, çka po çon në BLLOKIMIN sistemit shëndetsor!

Këshillat e shkollës fillore tani rikthehen për cilindo për ajrosjen e rregullt të ambientit ku jeton, për lajren e duarve dhe ndihmën ndaj të moshuarve që të mos dalin dhe të zerojnë kontaktet jashtë ambjentit ku banojnë
MOS DIL E MOS LËVIZ! As me ‍, as me , as me , as me , as me , pa një prej arsyeve të domosdoshme të njoftuara nga Udhëzimet Zyrtare (Për Leje: policiarrugore@asp.gov.al)

UL NE ZERO FREKUENTIMIN e zonave publike, grumbullime me shumë njerëz, kafe dhe lokale
LEJOHET të shkosh në Farmacinë, Ushqimoren më të afërt, duke shmangur ecjen afër personave të tjerë, me maskë e me doreza, në radhë duke respektuar distancën jo nën 2 m nga personi tjetër
TRAJTO ME PËRGJEGJSHMËRI çdo sjellje tënden që ndikon te HIGJENA e të tjerëve, në shtëpi, pallat, lagje, ambient të mbyllur!

Shpëtohen jetë duke kufizuar lëvizjen dhe mundësitë e transferimit, përcjelljes, përhapjes së virusit që mund të jetë kudo pa e kuptuar por që shkakton pasoja të ndryshme në persona, mosha, gjendje shëndetësore të ndryshme, deri në 3-8% edhe me pasoja FATALE

Lufta ndaj Covid-19 127Për nevoja reale, urgjenca, policia 112

KJO DO TE JETE NJE BETEJE QE ZGJAT! AJO FILLON NGA VETJA!

DURIM DHE KURAJO!

“Bota ka hyrë në një periudhë gri, kjo situatë