I izoluar në shtëpi, Rama zbulon si po e kalon kohën: Kam nisur jogën dhe…

14.03.2020 13:39:49

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sot shqiptarëve me një video mesazh lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Në këtë video-mesazh, ai tha në këtë periudhë izolimi po merret me joga dhe 16 orë agjërim.

“Kjo jeta e re që sapo ka nisur nuk është si stërvitjet ushtarake në kohën e zborit që na zgjonim në mëngjes me alarm fals. Unë andej e kam bërë zborin nga kodrat e Mamurrasit për të rrëzuar avionët. Kjo është luftë e vërtetë me armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimit.

Durim, durim, durim. Dhe meqë po rrimë në shtëpi të gjithë, unë po bëj ushtrime joga dhe ushtrim dy vakte në 8 orë, në 16 orë agjërim, është super për trupin dhe mendjen. Kush do le ta provojë dhe do të më japë të drejtë “, tha Rama.