Bozhoviq: Takimi me zyrtarët e MPB-së, i pasuksesshëm

24.01.2018 13:37:43

E plotësuar: Ish-gazetari Bojan Bozhoviq ka thënë se takimi me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka përfunduar pa sukses.

Ai këtë e bëri të ditur në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se ende ndodhet para MPB.

Ish-gazetari Bojan Bozhoviq kërkon ndihmë nga institucionet e Kosovës

E plotësuar: Ish-gazetari serb në Kosovë Bojan Bozhoviq, i cili ka hyrë në grevë urie që 36 orë po qëndron në Prishtinë para Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për të takuar ministrin Flamur Sefaj.

Bozhoviq në një prononcim për Telegrafin tha se kërkon nga shteti i Kosovës siguri për jetë, punë dhe një patentë shofer për qarkullim të lirë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Ministri Sefaj ka thënë se do të më pranoi që të bisedoj me të për problemet e mia reale si të sigurisë si dhe të patentë shoferit. Kam pengesë reale për kalim në Serbi, pasi jam person i padëshiruar për ta si dhe i rrezikuar nëse shkoj atje. Atje jam shpallur si spiun shqiptarë dhe kam një flet arrest. Kërkoj nga ministri Sefaj të më nxjerr një patentë shofer të Kosovës pa kushtëzim, nëse ministri nuk më përgjigjet pozitivisht atëherë unë do të vazhdoj të qëndroj në grevë, ku mund të ketë pasojë edhe me rrezikimin e jetës time, deri në vdekje”, ka thënë ai.

Ai po ashtu tha se gjendja e tij shëndetësore për shkak të grevës po përkeqësohet.

“Gjendjen shëndetësore e kam shumë keq, sepse jam person që s’kam shumë organe e kjo është dhuratë nga burgu i Serbisë në vitin 2012, ku kam humbur dy organe. Si pasojë e kësaj kam probleme dhe me zemër. Po bëhen 36 orë që nuk i pi ilaçet, si dhe as ujë e ushqim pasi jam futur në grevë”, theksoi Bojan Bozhoviq.