Shefi i UNMIK-ut: Dialogu Prishtinë-Beograd është në një rrugë pa krye

16.05.2017 18:10:38
Aktualisht është duke u zhvilluar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku po diskutohet për Kosovën.

Në këtë mbledhje ka folur edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin i cili tha se dialogu ndërmjet dy shteteve ka arritur në një rrugë pa krye, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se vazhdimi i dialogut është thelbësor për progresin e Kosovës në rajon, dhe duhet një angazhim konstruktiv për të arritur këtë qëllim.

Tanin krejt në fund e ka dënuar retorikën nacionaliste dhe jotolerante, duke aluduar në deklratat e Ramush Haradinajt.