Shkup, tërmet i ri në orët e pasdites (Foto)

16.05.2017 17:48:38
Tërmet me intenzitet të ulët është regjistruar sot në orët e pasdites në rajonin e Shkupit, njoftojnë nga Qendra Sizmologjike Evropiane (QSE).

Sipas të dhënave të QSE, tërmeti ka pasur fuqinë prej 2 shkallëve sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë 2 kilometra larg Ilindenit.