Vuçiq ripërsërit se Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, thotë se do të përpiqen të gjejnë zgjidhje për problemet

07.06.2019 15:11:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në debatin me penalist së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të forumit “GlobSec”, ka thënë se zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është e vështirë, mirëpo janë duke u munduar që të arrijnë një marrëveshje.

“Dua të them nëse me lejoni se nga do që shkojmë dhe kudo që kemi panele të këtij lloji, shtrohet pyetje kur do të bëhet shkëmbim i territoreve, korrigjimi i kufijve, kur do të arrijmë marrëveshje që do të përmirësoj marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ajo çfarë ka rëndësi është se çfarë do të bëjmë për njerëz të tjerë për kombe tjera… është në rregull që gjermanët, amerikanët, rusët do të duhej të intereson për këtë çështje… por çështja më e vështirë për ne që jetojmë atje është ajo që duhet të bëjmë diçka për të ardhmen tonë. Kjo edhe është arsyeja pse unë flasë në emër të Beogradit zyrtar, që jemi duke bërë më të mirë duke u munduar të arrijmë marrëveshje me Prishtinën deri më tani”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se është pesimist sa i përket perspektivës për të ardhmen në mes të dyja vendeve.

“Por, kjo nuk do të thotë që të gjithë ne nuk do të bëjmë më të mirën që të ruajmë paqen në rajon dhe të njëjtën kohë dhe të mundohemi të gjejmë ndonjë zgjidhje të mundshme. Problemi jonë ishte edhe pra se të fillonim të jepnim çfarëdo propozimi jemi kundërshtuar nga pothuajse i gjithë komuniteti ndërkombëtar, të gjithë donin të shihnin zgjidhjen për të cilën ata ishin të gatshëm… dhe askush nuk na ka pyetur ne”, u shpreh Vuçiq.

Presidenti serb pati disa fjalë edhe për homologun e tij, Hashim Thaçin. Ai tha se sipas Thaçit Kosova i përket shqiptarëve të Kosovës apo qytetarëve të Kosovës si një shtet i pavarur.

“Sipas z. Thaçi e gjithë Kosova i përket shqiptarëve të Kosovës apo qytetarëve të Kosovës si një shtet i pavarur e sipas Kushtetutës së Serbisë, e gjithë Kosova i përket Serbisë, kështu bota u nda, gjysma prej tyre tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, gjysma tjetër nuk e ka njohur deri më tani, dhe nuk ka ndonjë lëvizje që ta bëjnë deri më tani, kjo do të thotë se duhet të gjejmë një zgjidhje. Dhe nëse gjendja politike nuk është e mirë atëherë disa njerëz tjerë politikanë tjerë duhet ta bëjnë në të ardhmen dhe për këtë nuk kam dyshim.

Shpresoj se do të ketë njerëz më të guximshëm jo vetëm në Beograd apo Prishtinë, por gjithashtu në botë të pranojnë zgjidhje kompromisi që do të jetë e pranueshme, ky është mesazhi më i rëndësishëm, duhet ta gjejmë atë zgjidhje ku të dy palët do të jenë të kënaqura”, tha Vuçiq.

Në fund, Vuçiq ripërsëriti se njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të ndodhë.

“Nuk mund të thoni se ju duhet ta njihni Kosovën, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, kështu nuk funksionon . Është diçka që duhet të zgjidhet në një mënyrë tjetër, dhe më vjen mirë që jam këtu me Angelinan, Milo Gjukanoviq dhe z. Thaçin”, u shpreh Vuçiq.