Përplasje rreth taksave në Bratisllavë

07.06.2019 14:22:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Serbia e ka forcuar pozicionin e vetë ndërkombëtar pas vendosjes së taksës nga Kosova.

Ai ka thënë se Serbia i ka shkelur marrëveshjet e arritura në Bruksel për mos ta penguar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Vuçiqit nuk i bëhet vonë që ka humbur disa milionë nga taksa.

Thaçi tutje tha se Serbia vetëm po e përdor taksën si justifikim për mos ta vazhduar dialogun.

“Vuçiq nuk i bëhet vonë për këtë, e di që i ka humbur disa milionë por e ka forcuar disi pozicionin e tij. Shpresoj që në javët e ardhshme dialogu të vazhdojë. Taksa është justifikim i Serbisë për të mos vazhduar dialogun. Unë e di që edhe Serbia do ta vazhdojë dialogun për të ardhmen e saj evropiane, dhe kjo është e mirë për të gjithë rajonin”, tha ai.

E menjëherë pas kësaj është përgjigjur presidenti  serb, Aleksander Vuçiqit.

Ai shkurtimisht u shpreh se Serbia është e interesuar për milionat që i përmendi Thaçi.

“Unë jam i interesuar në këto milionët që i përkasin Serbisë, që i përkasin qytetarëve të Serbisë”, tha Vuçiq.