Gjendet e vdekur në rrugë një grua në Prishtinë

07.06.2019 14:15:53

Policia po merret me rastin

Një grua ka vdekur sot në mesditë në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Vdekjen e gruas e ka konfirmuar për media zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë viktima është një grua rreth 78 vjeçe. “Sot reth ores 12:00, kemi pranuar informaten per nje person te shtrire ne trotuar, ne rrugen “Ilir Konushevci ” ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet policore dhe ekipi mjekesor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes (femer) rreth 78 vjec”, ka thënë Ahmeti për media.

Me rastin po merren njësitet përkatese.