Nuk ka paqe mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie në atë që po bëhet një betejë ligjore e pambarimtë. Aktori nuk ka aspak ndër mend të tolerojë para së gjithash mbi një temë: kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve. Dhe të premten e shkuar, ka kërkuar që kujdestaria e 6 fëmijëve të ndahet.
Me një dokument zyrtar të nisur nga avokatët e tij, ai i ka kërkuar ndarjen e fëmijëve Angelinas, e cila donte për vete kujdestarinë, duke lejuar vetëm vizitat për Brad.
Është për t’u theksuar që avokatët në Kaliforni, synojnë kujdestarinë e përbashkët, me kusht që të mos ketë asnjë rrezik për qetësinë e të vegjëlve.
Për momentin, të dy kanë gjetur një marrëveshje të përbashkët mbi kujdestarinë: gjashtë fëmijët e çiftit (Maddox 15 vjeç, Pax, 13, Zahara, 11, Shiloh, 10, Vivienne e Knox, 8), vazhdojnë të jetojnë me Jolie. “Ajo është në shtëpi çdo ditë, i ndihmon për detyrat, i mbështet. Jeton vetëm për to, ka anuluar thuajse çdo përkushtim tjetër”, – ka konfirmuar një burim anonim për “People”.
Kanë kaluar tashmë dy muaj që nga ndarja e njoftuar në 15 shtator dhe gjatë kësaj periudhe, 6 fëmijët kanë jetuar së bashku me mamanë e tyre, me Pitt, i cili ka mundur t’i shohë përmes vizitave të paracaktuara.
Ndërkohë është shkruar gjithçka mbi motivet e mundshme të divorcit. Sipas zërave të shtypit rozë, ajo që ka ndikuar në ndarje ka qenë pikërisht edukimi i fëmijëve nga ana e Brad, gjë që është çmuar pak nga e shoqja, Jolie. Por edhe mbi këtë temë do të vendosë një gjykatës.






































