Mblidhen ekspertët, gati për autopsinë e trupit të Deharit (Foto)

07.11.2016 14:16:38

Autopsia e trupit të të ndjerit Astrit Dehari që ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pritet të fillojë në orën 14:00.

Të pranishëm janë ekspertët e pavarur që janë zgjedhur nga familja e të ndjerit, përfaqësuesit e EULEX-it, përfaqësuesit e familjes dhe miq e bashkëpunëtorë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxhaj në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka thënë se  për zbardhjen e këtij rasti që është cilësuar si vdekje e dyshimtë janë aktivizuar të gjithë mekanizmat.

download (2)

download