Brenda dy muajve të fundit, 445 persona kaluan ilegalisht nga India në Bangladesh

03.01.2020 13:18:15

Forcat e sigurisë kufitare në Bangladesh, kanë bërë të ditur se 35 persona u vranë në kufirin mes Indisë dhe Bangladeshit gjatë vitit të kaluar, që është numri më i larti në katër vitet e fundit.

Të dhënat zyrtare nga Daka, tregojnë se kalimet ilegale të kufijve mes këtyre dy shteteve janë rritur gjatë muajve të fundit, shkaku i krizës së vazhdueshme të qytetarëve në Indi.

Autoritetet kufitare të Bangladeshit, kanë arrestuar 455 persona për kalimin e kufirit me Indinë në dy muajt e fundit, ndërsa në dhjetë muajt e fundit numri i ndërhyrësve të paligjshëm ishte 557, njoftoi gjeneral majori Shafeenul Islam, që është edhe drejtori i përgjithshëm kufijve shtetëror.

Duke folur në një konferencë shtypi, Islami tha se gjithsej 1,002 persona u arrestuan në vitin 2019, pasi intervenimet i cilësoi si pjesë të detyrës rutinë të rojeve kufitare.

Në mesin e të arrestuarve, 606 ishin meshkuj, 258 gra, 135 fëmijë dhe tre ishin trafikantë me njerëz, të gjithë u zbuluan se ishin shtetas të Bangladeshit pas procesit të verifikimit të kombësisë.

Megjithëse refuzoi të lidhë rritjen e kalimeve ilegale të kufijve me incidentet në të gjithë Indinë, të paktën 445 njerëz hynë në Bangladesh nga India në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar.

Shteti Indian i Assamit, është përballur me demonstrata masive që nga gushti i vitit 2019 kur autoritetet shtetërore, publikuan Regjistrin Kombëtar të Shtetësisë, një listë të qytetarëve ligjorë ku përjashtohen 1.9 milion njerëz.

Masa u pa si një përpjekje për të identifikuar dhe larguar “Bangladeshasit ilegal” nga shteti, duke shkaktuar mjerim, ankth dhe dëshpërim të përhapur në mesin e njerëzve në rajon.