Brigjet e Badovcit, një deponi mbeturinash

13.10.2017 16:29:34

Një vend i bukur si liqeni i Badovcit do të duhej të ishte një vend ku qytetarët do të mund të dilnin në piknik dhe të kënaqen me bukurinë e tij dhe maleve përreth, por në realitet kjo nuk është ashtu, kjo pasi brigjet e këtij liqeni të bukur, thjeshtë janë shndërruar në depo mbeturinash.Image

Edhe përkundër asaj se shoqatat e peshkatarëve dhe OJQ-të e ndryshme disa herë gjatë këtij viti i kanë pastruar mbeturinat përreth liqenit, duke larguar disa kamionë me mbeturina, prapë gjendja tani është e tmerrshme, pasi grumbuj mbeturinash të ndryshme janë kudo. Dhe fajin për këtë e kanë vizitorët, por edhe banorët e shtëpive në fshatin Mramor, të cilët mbeturinat i hedhin në lumin që derdhet në këtë liqe, i cili furnizon një pjesë të madhe të Prishtinës me ujë të pijshëm.Image

Peshkatarët të cilët rregullisht peshkojnë në këtë liqe, tregojnë se qytetarët të cilët sidomos gjatë vikendit vijnë për të pushuar këtu, në fund të ditës të gjitha mbeturinat i hedhin aty ku kanë qëndruar dhe largohen pa i brejtur fare ndërgjegjja.Image

Ata e fajësojnë edhe Komunën e Prishtinës, të cilët shumë pak po kujdesen për këtë pasuri të madhe dhe të cilët nuk po angazhojnë personel për t’u kujdesur për pastërtinë e këtij liqeni. Ajo që mund të thuhet për këto pamje të realizuara të enjten, është vetëm turp, turp dhe turp.

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image