Britania bën hapin e shumëpritur, më në fund pritet të startojë testi te njerëzit për vaksinimin kundër Covid-19

21.04.2020 20:57:01

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock deklaroi se qeveria britanike do t’i dhurojë ekipit të Universitetit të Oksfordit 20 milionë paund, për të financuar testimet klinike të vaksinës kundër koronavirusit. Testimet pritet të nisin të enjten.

“Unë jam i sigurt se ne do të dhurojmë gjithçka që kemi në zhvillimin e vaksinës”, ka thënë mes tjerash Hancock.

Sipas tij, Britania “ka ndarë më shumë para se secili vend tjetër në kërkim të vaksinës”.

Përveç studimeve të ekipit të Oksfordit, ai ka përmendur edhe Universitetin e Londrës, duke thënë se të dyja ekipet janë duke realizuar “projekte premuese”.