Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se vendi i saj do të hyjë në negociata me Britaninë e Madhe për daljen nga BE me kuptimin se ky vend do të vazhdojë të jetë një partner.
“Do t`i menaxhojmë negociatat në frymën e tillë që Britania të mbetet një partner i mirë. Ne duhet të vazhdojmë të shikojmë se çfarë e forcon BE, jo vetëm që të jemi të përqendruar vetëm në dalje nga BE-ja,” tha ajo raporton Reuters








































