Britanikët tallen me Putinin: Me këto rrangalla do të na kërcënosh? (Foto)

22.10.2016 18:04:25

Ndërsa një ditë më parë britanikët jepnin alarmin se po vinin rusët, sot kanë vendosur të tallen me Putinin.

Daily Mail ka thumbuar rusët për anijen kryesore, që ishte aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov”, e cila dje kaloi Kanalin Anglez për të mbërritur pranë brigjeve siriane.

Sipas Daily Mailit, flora ruse është e ndryshkur, që lëshon tym dhe që ka mbetur si relike nga koha sovjetike.

Në fakt, aeroplanmbajtësja ruse “Admiral Kuznetsov”, nuk lundron kurrë larg nga ‘porti shtëpi’ në Severomorsk dhe nuk del asnjëherë pa rimorkiatorin e nevojshëm, për shkak se ka vazhdimisht probleme.

Ajo është ndërtuar që në kohën e “Luftës së Ftohtë” dhe është krenaria ruse.

rangalla20 rangalla19 rangalla18 rangalla17 rangalla16 rangalla15 rangalla14 rangalla13 rangalla12 rangalla08