Pronari i kompanisë tregon pse iu rrahën punëtorët në lagjen Mati 1

22.10.2016 18:13:40

Njëri nga pronarët e kompanisë “Toi For” Isuf Zymeri , që merret me ndërtimin dhe pastrimin e rrugëve,  ka rrëfyer ngjarjen se si disa të rinj  ia kanë rrahur  nga punëtorët e tij, për siç tha ai, bllokim të rrugës për shkak të punimeve që po bëheshin në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ai tregon se tre të rinj në padurim për të pritur nga bllokimi i rrugës “Muharrem Fejza” në Mati 1, u ishin afruar punëtorëve të tij, ku edhe kishte filluar përleshja.

“Edhe mua sapo më lajmëruan dhe më informuan se çfarë ka ndodhur, ku disave nuk iu është pritur për të kaluar, aty ku bëhen punimet që ndahet njëra pjesë për me kaluar veturat tjera, kanë ardhur  dy a tre djem të ri  me motorra dhe ia kanë mësyrë punëtorëve, ata pa pasur kurrfarë faji”, ka treguar Zymeri për lajmi.net.

Ndërsa bëri të ditur se gjendja e punëtorëve që ishin lënduar është stabile.