Brnabiq: 2018, vit i zgjidhjes për Kosovën

09.01.2018 17:27:16

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha në një intervistë radiofonike për revistën britanike Economist, se në vitin 2018 mund të arrihet një ‘zgjidhje afatgjatë për Kosovën’.

“Ajo që po bëjmë tani është të kërkojmë një zgjidhje afatgjatë, që të mos lëmë një konflikt të ngrirë. Ne kemi një mundësi historike për të gjetur një zgjidhje praktike,” tha Brnabiq.