Vdes një ushtar amerikan në kampin Bondsteel

09.01.2018 17:30:27

Ushtria e SHBA-së njoftoi se një ushtar amerikan nga forcat e NATO-s në Kosovë ka vdekur në kampin Bondsteel dhe se një hetim ka nisur lidhur me rastin.

Në një deklaratë të postuar në faqen e forcave amerikane në Evropë, selia e së cilës është në Wiesbaden të Gjermanisë, thuhet se 21-vjeçari Robert Jons vdiq të shtunën.

Siç pohohet, ai ishte pjesë e policisë ushtarake, dhe ishte përgjegjës për trajnimin e qenve.

Që nga prilli i vitit 2016, Jons ishte në Brigadën e 18-të të Policisë Ushtarake.

“Robert Jones ishte një ushtar i shquar, i cili vullnetarisht ishte lajmëruar për të shërbyer për popullin e tij dhe shprehim keqardhje për humbjen e tij”, thuhet në deklaratë.