Londër- Digjet fabrika e ngjyrave

09.01.2018 17:33:36

Zjarr i madh në Londër

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë të ngjyrave në Londër, e cila më pas është djegur në tërësi, kanë njoftuar sot zyrtarët.

Zjarri shpërtheu në natën mes të hënës dhe të martës dhe në shuarjen e tij u angazhuan mbi 100 zjarrfikës. Zjarri ka mundur të shihet nga një largësi prej disa kilometrave, ndërsa disa dëshmitarë theksuan se dukej sikurse topa të zjarrit po fluturojnë në ajër.

Zyrtarët njoftuan se punëtorët kishin arritur të largoheshin nga fabrika para se aty të shkonin zjarrfikësit dhe se nuk ka të lënduar. Gjatë kohës së zjarrit, nga banorët lokalë u kërkua që të mbajnë mbyllura dyert dhe dritaret