BSH: Kredia për konsum u rrit me 9%

20.10.2016 15:37:34

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredia konsumatore është rritur me rreth 9% duke shkuar në 36% nga 27% që ka qenë në tremujorin e dytë 2016.

Sipas ekspertëve kjo tendencë ka ardhur si pasojë e lehtësimit të standarteve për kreditë konsumatore.

Ndërkohë që nuk është e njëjta tendencë për marrjen e një kredie për banesa, pasi  huaja u ul në 2% nga 11 % që ishte në tremujorin e dytë.

Sipas ekspertëve të bankave standardet e kredisë së akorduar individëve do të lehtësohen  më tej në tremujorin e katërt të vitit 2016, si për kreditë për blerje banese ashtu edhe për financim konsumi. Rritja e kërkesës së individëve për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2016 është nxitur nga disa faktorë, si përmirësimi i kushteve të kreditimit, rritja e nevojës për financimin e konsumit si dhe për financimin e blerjes së banesës.