Me rastin e katërvjetorit të vdekjes: Eprorë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë nga të gjitha anët bënë homazhe te varri i Skënder Rexhahmetaj “Kulla” (Foto)

20.10.2016 15:34:48

Luftëtarë të brigadës 138 “Agim Ramadani”, dhe bashkëfshatarë të tij, bënë humazhe te varri i komadantit dhe luftëtarit trim, Skënder Rexhahmetaj “Kulla”, me rastin e katër vjetorit të vdekjes.

Në homazhe morën pesë eprorë të brigadës, Anton Quni, Fadil Hadërgjonaj, Musa Gjakova, Milazim Maraj, Ferit Tërzhnjeva dhe Xajë Çelaj nga Tropoja, si dhe bashkëluftëtarë të komandant “Kullës”.

Ka marr pjesë edhe kryetari i Deqanit, rasim Selmanaj me stafin e tij, si dhe dega e OVL-së në Deqan, në krye me Avdyl Mushkolajn

Po ashtu në këto homazhe ka qenë pjesëmarrja e madhe nga të gjitha anët për të nderuar kujtimin e eprorit usharak, komadantit dhe njeriut të zotë Skënder Rexhahmetaj.

Të kujtojmë se Skënder Rexhahmetaj “Kulla” ka vdekur më 2012 pas një sulmi kardiak, dhe ka lënë 5 fëmijë, katër vajza e një djalë./fokusi.org

skenderbrigadaskenderfshati