Më shumë se 3 mijë gra u bënë nëna për herë të parë gjatë këtij viti

30.12.2019 20:39:24

Amësia cilësohet ndjenja më e mirë e që mund të ketë një femër.

3 mijë e 594 gra janë bërë nëna për herë të parë gjatë viti 2019 në Gjinekologji të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe në QKUK janë kryer 9 mijë e 236 lindje, ku më shumë së 3 mijë gra janë bërë nëna për herë të parë.

Nga ana tjetër janë 35 vajza të mitura që kanë sjellë në jetë fëmijë në Gjinekologji të QKUK-së. Numri i të miturave që u bënë nëna gjatë 2019 është shqetësuese pasi ato ende nuk kanë arritur moshën e pjekurisë.

Sipas statistikave që kemi marr në Gjinekologji të QKUK, gjatë viti 2019 është parë një rënie e natalitetit.