Kryeziu: Oferta e VV-së ndaj LDK-së ka qenë më bujare krahasuar me ato të PDK-së

30.12.2019 20:13:28

Anëtari i Vetëvendosjes, Taulant Kryeziu, ka thënë se oferta e VV-së për ndarje të pushtetit me LDK-në ka qenë mjaft bujare krahasuar me ofertat e PDK-së gjatë zgjedhjeve të kaluara.

“Oferta e VV-së, për LDK-në, në krahasim me dy marrëveshjet e LDK me PDK të vitit 2008 dhe 2015, mund të cilësohet më bujarja, referuar historikut të krijimit të koalicioneve në Kosovë”, ka shkruar Kryezi në një postim në Facebook.

Postimi i plotë:

BUJARIA E VETËVENDOSJES

Oferta e VV-së, për LDK-në, në krahasim me dy marrëveshjet e LDK me PDK të vitit 2008 dhe 2015, mund të cilësohet më bujarja, referuar historikut të krijimit të koalicioneve në Kosovë.

Sa për rikujtim:

2008

LDK: Presidentin+5 Ministri

PDK: Kryeministrin+Kryetarin e Kuvendit+7 Ministri

2015

LDK: Kryeministrin+7 Ministri

PDK: Presidentin+Kryetarin e Kuvendit+8 Ministri