Taulant Hoxha dhe “analiza” e tij me teorinë e komperacionit !

31.12.2019 00:09:05
Nga Fatmir Bajraj
Një nga pruarjet e reja n’VV, i blerë lirë dhe n’orët e fundit të para-skadimit të afatit kalimtar parazgjedhor, apo i derguar me mision “fisnik & bujar” nga gjeneza e VV-së, pra nga aty ku ngjizja e kësaj të fundit zënë fillin-SHIK-u i Kadrisë dhe i Hashimit, ka filluar t’shperfaqë shenja t’fuqishme prej narcisosti kronik, duke lëxuar historikun e koalicioneve t’fundit të LDK-së me PDK-në, dhe duke lënë anash ato të LDK-së me tjerët dhe vetë PDK-në, para ikjes n’amshim të Presidentit Historik Rugova ! Nuk dihet, ngase nuk ka sqaruar tutje Taulanti, pse ka lënë jashtë kalkulimit teorik koalicionet e para 2008, a është i qellimshëm ky lëshim, ngase rezultatet e LDK-së flisnin tjetër gjuhë dhe me tjera shifra, apo e ka të veshtirë t’a zënë n’gojë përiudhën e artë të LDK-së dhe kulturën civilizuese të bërjës së koalicioneve nga Presidenti Historik Rugova n’dobi të Dardanisë Antike-Kosovës ! Taulant Hoxha, ky “bedel”, sikur edhe ca “bedel” tjerë, të cilët vijnë e rrijnë derisa t’kryejnë “pelegrinazhin” dhe i’a mbathin me t’katrat n’rastin e parë, permes një komperacioni (krahasimi) të koalicioneve pararëndëse, dhe duke u sherbye me gjysëm fakte, dhe vetëm me ato të cilat i flasin qellimit dhe synimit të rezultatit të pretenduar, vë n’lajthitje opinionin publik, ose përpiqët t’a bëjë një gjë të tillë, kur akëcili qytetar i interesuar, di t’lexoj dhe komentoj rezultatet dhe koallicionet qeverisëse të deri sotme.
Taulant ! Pse ke lënë jashtë analizës “korrekte”, koalcionet e para 2008 ? Pse teorisë suaj “shkencore” i mungojnë rezultatat e qertifikuara të zgjedhjeve të cilat kan prodhuar ndarjën e përgjegjësive n’mes partnerëve të koalicionit ? Pse nuk ke përfshi n’analizën tuaj “ekzakte & shkencore” edhe koalicionin e fundit PAN-it ? Ne i dijmë arsyet e “analizës suaj, të cilat kan synim shtrembërimin e rezultatëve dhe mashtrimin e opinionit , n’pëpjekje të vënjës n’lajthitje të qytetarëve të vendit për gjëja , ofertën bujare të VV-së për LDK-në dhe refuzimit absurd të asaj “bujarie” nga LDK-ja !
Taulant ! Në kohën e kibernetikës, automatizimit dhe botes digjitale, nuk shkruhet me heroglife, dhe aq më pak ; të vë n’lajthitje qytetarët të cilet sot janë të “bombarduar” nga burime informacioni, shpejtësia e të cilave i afrohet shpejtësisë së dritës. Taulant ! LDK-ja dhe qytetarët e Kosovës nuk kan nevojë për “bujarinë” e VV-së dhe as për ofertë bashkëqeverisese në të cilen, vullneti dhe deshira e juaj si VV të jetë Supremi, jo ! Ajo që presin qytetarët e Republikës së Kosovës nga VV-ja si e parë n’garën e 6 tetorit, është implementimi i rezultatit dhe formimi i Institucioneve të Republikës pa hezitim dhe me kë të doni, por mos harroni se është verdikti i Sovranit, ai që konfiguron relacionet dhe fuqinë poltike të partnerëve të koalicionit dhe asesi “bujaria” e juaj si VV ! Kulturë politike, përgjegjësi qytetare dhe vetëdije shtetërore, kerkohet nga ju si VV, vlera këto të cilat po i mungojnë VV-së, për fatin tonë të lig, si shoqëri dhe shtet.