Bujanoc: Orë letrare me rastin e 10 vjetorit të Akademisë “Stoa”

17.07.2018 18:59:54

Nga Sevdail Hyseni

Në Pallatin e Kulturës, në Bujanoc, të hënën e 16 korrikut, Akademia “Stoa”, organizoi një orë letrare me rastin e 10 vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë manifestim letrar merrnin pjesë shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Kryetari i Akademisë “Stoa”, profesor Bejzad Avdiu, ndjehet i priveligjuar të përshëndes praninë, në këtë orë letrare, të doktorit të shkencave didaktike, profesorit të Unitersitetit Europian të Tiranës Ylljet Aliçkaj, i cili ka publikuar disa libra në fushën e letërsisë artistike në prozë, duke u nderuar me çmime letrare dhe kinematografike, si dhe për faktin se është nga krijuesit shqiptarë më të përkthyer në gjuhët e huaja.

Po ashtu, profesor Bejzadi, falënderoi për pjesëmarrje në këtë orë letrare prof.dr. Sabile Keçmezi – Basha, historiane dhe letrare, pastaj prof.dr. Tefik Basha, Lindita Çela, gazetare e BIRNIT nga Shqipëria, e mikesha e Akademisë “Stoa”, nga Korça zonja Luiza Furtuna Agolli, një intelektuale e mrekullueshme e cila na ka ndihmuar në realizimin e disa emisioneve