Bujar Nishani: Do e kenë llogarinë e hapur”, kërcënimi i fortë pas arrestimit të Sait Dollapit: Me çdo çmim!

11.05.2019 23:08:33

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka reaguar pas dhunës dhe shoqërimit që Policia i bëri Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi, vendndodhja e të cilit nuk bëhet ende e ditur.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Nishani thotë se aktet e torturës ndaj opozitës, janë të paprecedenta dhe bëhen nga segmente të krimit në Policinë e Shtetit.

“Pas 28 vitesh në Shqipëri segmente të inkriminuara, të rekrutuara vitet e fundit në Policinë e Shtetit rikthyen aktet e torturës, në sheshe publike kundër eksponentëve të opozitës politike.

Edi Rama, Sandër Lleshi dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar.

Tortura publike nuk ka asnjë proporcionalitet dhe nuk do mund të harrohet për asnjë çmim”, thekson Nishani.