U dhunua gjatë protestës, Sait Dollapi në Spitalin e Traumës

12.05.2019 00:37:40

Sekretari organizativ i PD-së Sait Dollapi i cili u arrestua në orët e mbrëmjes së të shtunës ndërsa opozita po protestonte para parlamentit, është nisur drejt Spitalit të Traumës. Burime bëjnë me dije se Dollapi vuan prej kohësh nga problemet në zemër dhe se ka kryer 2 ndërhyrje kirurgjikale.