Bülach: U shënua 28 Nëntori – dita e Pavarësisë

05.12.2016 12:58:55

Hasan Spahiu

Dje, më 04.12. 2016, Shkolla shqipe e Bülachut me mësuesin Hasan Spahiun festoi 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Në sallën e shkollës Hohfuri, 30 nxënësit e kësaj shkolle festuan Ditën e Flamurit. Me moton: Të i kujtojmë Rilindasit, recituan, kënduan vargjet e Naim Frashërit, At Gjergj Fishtës, Çajupit, Vaso Pashës, Filip Shirokës e rilindasëve me radhë. Kishin ardhë edhe mësueset zvicrane të i dëgjonin nxënësit e tyre në një gjuhë që ato nuk e kuptonin por i kuptonin përjetimet dhe emocionet e nxënësve. Prindërit kishin sjellë specialitete nga kuzhina shqiptare. Festën e nderoi zonja Shukrie Ramadani, zv. Drejtoreshë e Qendrës kulturore nga ministria e Diasporës dhe Afërdita Veliu, mësuese e LAPSH në kantonin e Cyrihut. Me këngë popullore të pranishmit i argëtoi Gëzim Jaha. Çdo lëvizje në skenë e inçizonte TV Diaspora me z. Esat Husajn. Në fund falënderuan të gjithë njëri tjetrin por posaqërisht mësuesin Hasan Spahiun për përgatitjen e këtij programi.