Pejë: Granata shpërthen në oborrin e shtëpisë, policia po heton rastin

05.12.2016 12:56:41

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Pejë është raportuar për një shpërthim.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ardhur në përfundim se mjeti i shpërthyer dyshohet të jetë granatë dore, dhe është hedhur në oborrin e një shtëpie.

Nuk raportohet për të lënduar, përveç dy veturave të parkuara në oborr dhe thyerjes së xhamave të dritareve të shtëpisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.