Bullgaria ka një kusht për Maqedoninë nëse do mbështetje për anëtarësim në BE

03.05.2017 14:33:40
Deputeti socialist dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin, është shprehur se do të mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në BE, vetëm se ka një kusht.

Sipas tij, do të mund të mbështetet Maqedonia për në BE vetëm nëse e pranon marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë me Bullgarinë.

Vigenin ka thënë se në Maqedoni sheh përplasje të dy vegimeve për vendin, proevropiane dhe nacionaliste.

Deputeti bullgar thotë se vendi i tij mund të jetë shumë i frytshëm për Maqedoninë, kur të kihet parasysh presidenca bullgare në BE.