MAPL vazhdon të përkrahë shoqërinë civile

03.05.2017 14:13:16

 

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Cult Club”, z. Blerim Haxhiaj, për financimin e projektit, “Planifikimi i biznesit dhe ndërmarrësit e rinj”.
Qëllimi i projektit është t’i aktivizojë të rinjtë në hapjen e bizneseve të reja, si dhe të rrisë gatishmërinë e tyre për të ndërmarrë hapa konkret për zhvillimin ekonomik lokal.