Ja sa milionë dollarë kushton “Jahti i Shpendit”?! (Foto)

25.03.2017 22:58:51
Porti i jahteve në Budvë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është vënë sonte në qendër të vëmendjes pasi që është kapur në një jaht milionësh në Budvë.

Ahmeti shihet duke qëndruar në jahtin luksoz të quajtur “Megalodon”, mirëpo nuk dihet se kujt i takon jahti në fjalë.

Po ashtu nuk dihet as kush ishin nikoqirët e Ahmetit.

“Jahti i Shpendit” sipas një kërkimi në internet mund të kushtojë nga 1 milion deri në 26 milionë dollarë.

Jahte të tilla mund të kushtojnë edhe qindra miliona dollarë. Vlera e jahteve ndryshon varësisht nga gjatësia e tyre dhe luksi që kanë brenda.

Për shembull një jaht i gjatë 100 metra kushton deri në 275 milionë dollarë.

Sigurisht se “Jahti i Shpendit” nuk është se kushton 275 milionë dollarë, megjithatë sipas fotografive ai mund të jetë milionësh. 

Lexoni edhe: