Burri që i ushqente qentë rregullisht, shqyhet nga ta një natë kur nuk kishte çfarë t’ju jepte

18.06.2017 21:49:44

Në Sovetsky të Rusisë, qentë e kanë shqyer për së gjalli një burrë që punonte si roje nate në një ndërmarrje.

 

Për dy vjet me radhë ai i kishte ushqyer rregullisht ata, por natëb që duket se ishte i dehur, nuk kishte asgjë me vete pos një shishe birre.

Videoja e censuruar që është postuar më poshtë, tregon se si e rrëzuan për toke, por pjesa tjetër është larguar se ka pamje shumë të rënda.

Grupi prej 12 qenve e kanë shqyer atë për vdekje, duke ia shpërndar pjesët e trupit nëpër rrugë.