Bursa për nxënës të shkollave të mesme për komunitetin rom në Maqedoni

03.10.2016 21:40:54

Deri më 17 tetor të këtij viti zgjatë konkursi për dhënien e 670 bursave për nxënës të shkollave të mesme të përkatësisë rome, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto bursa ndahen tash e tetë vite, me qëllim të integrimit të nxënësve të komunitetit rom në sistemin arsimor.

Përveç bursave, sot është shpallur edhe konkursi për angazhimin e 130 mentorëve – profesorëve të shkollave të mesme të cilët do t’u ndihmojnë bursistëve.

Të dy konkurset janë pjesë e programit që e realizon Ministria e arsimit dhe shkencës dhe Drejtorisë për zhvillim dhe përparim të arsimimit të gjuhëve të bashkësive etnike në Maqedoni.

Bursat janë të ndara në pesë kategori, të cilat varen nga shuma, nga 600 e deri më 2200 denarë në muaj. Nxënësit me mesatare më të lartë, do të marrin më shumë para.