Gjon Serreçi dhe NDSH-ja në monografinë e prof. dr. Ismet Dërmakut

03.10.2016 21:35:20

Prof. dr. Ismet Dërmaku

Ne kete liber ndricon veprimtarine Nacionale Demokratike Shqiptare-NDSH-ne ne Kosoven Lindore ekskluzivisht nepermjet dokumenteve arkivore te perkthyera ne gjuhen shqipe dhe te shoqeruara me faksimile.Ne to ndricohet posacirisht roli dhe kontributii Gjon Serreqit(1920-1947) ne kete Organizate si ideolog e prijes ekzemplare.Gjon Serreqi aktivitetin e kishte filluar se pari ne Gjimnazin e Prishtines,ne vjeshten e vitit 1945,kur u emrua arsimtar.Ne organizaten NDSH,qe vepronte edhe me heret ne Kosove,u inkuadrua pasi u njoftua me programin dhe me platformen e saj,duke deklaruar:”Kjo organizate angazhohet per clirimi e popullit te robruar shqiptar,per rend demokratik,sic ekziston ne nje pjese te Evropes Perendimore dhe ne SHBA.Prandaj,une kete e perqafoj dhe do te luftoj per nje Shqiperi etnike zogiste apo komuniste”.Me ardhjen e Gjon Serreqit ne Gjimnazin Shqiptar te Prishtines,Organizata e Rinise Nacionaliste Shqiptare,antikomuniste e antijugosllave,e cila vepronte edhe me pare,e shtoi aktivitetin e sa,forcoi dhe zgjeroi rradhet e veta.Ngritja ideopolitike dhe strategjike e antareve te perfshire ne Organizaten NDSH nga kjo kohe u be edhe me organizuar.Me angazhimin e drejteperdrejte te Gjon Serreqit,ne prill te vitit 1946,u formua organizata e te rinjeve ne Ferizaj.U themelua Komiteti i Rrethit i NDSH-se ne te cilin u perfshine kryesisht te rinj,zejtare,tregetare,nxenes te shkollave e te tjere te ketij qyteti.Ne pranveren e vitit 1946 Gjon Serreqi u nderlidh edhe me disa antare te Komitetit Qendror te NDSH-se ne Shkup,nga te cilet ai sillte udhezime e materjale te shkruara per aktivitetin e ketyre organizatave.Me sygjerimin e disa antareve te KQ-se ne Shkup,sic shihet nga dokumentet,ne fund te prillit 1946,ai kaloi ne arrati,iu bashku Shtabit numer 2 ne Drenice,te cilin e udheheqte Ajet Gerguri.Aty u zgjodh sekretar i ketij shtabi.Gjon Sereqi ishte njeri nder organizatoret e mbajtjes se Kongresit V te NDSH-se me 25 korrik 1946 ,ne malet e Lipovices.ne afersi te Lipjanit.Mirepo,sic lexojme ne dokumente,ne kohen kur duhet mbahej Kongresi V,ne korrik te vitit 1946,rrjeti i organizates se NDSH-se si dhe vet Komiteti Qendror ne Shkup,tashme ishin zbuluar nga organet e sigurimit Shtetrore Jugosllav,si ne Kosove,ashtu edhe ne Maqedoni e gjetiu.Nga kjo kohe kishin filluar burgimet e antareve te te KQ –se si dhe te nje numri te aktivistve,antareve te komiteteve e te rretheve e te Komunave.Ne te tilla rrethana ne shpejtesi,me 25 korrik 1946,u mbajt Kongresi V.Kongresi u perqendrua ne disa pika qe ishin me aktuale per kohen,sic ishin:riorganizimi i Ushtrise Shqiptare te Maleve te Lira te Kosoves dhe marrja e vendimit qe kjo ushtri te kalonte ne Greqi,per t’u forcuar,per t’u armatosur me arme me efikase dhe per ta kaluar dimerin atje.Perpjekja per te kaluar ne Greqi,pjesa dermuese e kesaj ushtrie,e udhehequr nga Ajet Gerguri e Gjon Serreqi,u pengua pas nje lufte njediteshe,por te ashper e te pabarabarte me forcat ushtarake policore partizane ne aferi te fshatit Hoqe e Qytetit te Prizerenit,ne gusht te vitit 1946.Si pasoje e kesaj disfate ishte shperndarja-shpartallimi i kesaj pjese te Ushtrise Shqiptare.Gjon Serreqi ne fund mbeti vetem me shoqeruesin e tij,Osman Abazin.Keta te dy nje pjese te muajit gusht dhe shtatorin e ketij viti e kaluan ne malet e Jezercit ne rrethine te Ferizait dhe ne Malet e Karadakut. Levizjet e Gjonit,sic flasin dokumentet,ne keta muaj te veres percillen me kujdese te posacem nga UDB-ja Krahinore dhe ajo e Qarkut te Ferizait.Keta perpiqshen ta pengonin planin e gjonit per te kaluar ne Greqi,vend ku ishte perqendruarper nje kohe pjesa kryesore e intelektualve shqiptare te Organizates NDSH.Pas takimit ne fshatin Sazli,kjo perpjekje e UDB-se sic shifet,pati sukses.Ne mbarim te shtatorit e ne fillim te tetorit 1946,sipas dy deklaratave te O.Abazit,keta dy kaluan neper Mramor,Gllogovice dhe arriten ne fshatin Lacic te Kamenices(vendlindje e Osmanit),Qe ketej,poashtu sipas ketyre deklaratave,Gjon Serreqi dhe Osman Abazi me 3 tetor pas mesnate,u gjenden ne shtepine e Ramadan Beqir(Dermakut)ne Shipashnice te Eperme.Ne mbreramjen e 3 tetorit ,ne nje ndeje burrash ne oden e (R.B),ne pranine edhe te dy burrave me te respektuar te ketij fshati ,pas nje bisede emocionale-patriotike,Gjonit i shkoi ndoresh t’i bindte keta qe te formohej Komiteti Komunal i NDSH-s per komunen e Rogoqices.Nga keta tre veta,sa ishin te pranishem,dy u zgjohen ne komitet,njeri prej tyre kryetar.Me ate rast ishin zgjedhur edhe katre antare tjere,ne mungese,pa ditur dhe pa dhene pelqimin.Nga deklaratat e tre te pranishemve ne ate mbremje,dhene me 22 e 23 mars 1947 ne UDB-ne e Qarkut te Ferizajit,si dhe nga deklaratat e Osman Abazit e te Gjon Sereqit,kuptojme se ky komitet nuk funksiononte fare.Ne fund et korrikut 1946,sic lexojme,ishin burgosur:Haki Taip Salihu(Myderrizi i Gjilanit) dhe Hamdi Berisha,te dy keta kreator te Organizates NDSH dhe te Komitetit te Rrethit te Gjilanit.Nga dokumentet e botuara shifet se Gjon Serreqi dhe Osman Abazi,me 7 tetor 1946,kaluan ne Terrnoc te Madh,rrethi i Presheves,ku po ashtu ekzistonte qe me heret Komiteti i Vendit i NDSH-se .Ne kete fshat si dukej,keta qendruan rreth dy jave.Ne Terrnoc Gjonit dhe Osmanit iu bashkuan Lam Breznica,ku gjendej si ilegal.Ne Terrnoce keta tre ne fund te tetorit apo ne fillim te nendorit pergaditen nje strehimore nje Bunker ne malin e Shipashnices se Eperme,vend ku kishin kaluar dimrin e e mepareshem Rexhep-Xhepa Shipashnica(Dermaku) dhe Taip Selimi-Dajkoci.Ne kete bunker keta dymbdhjet,nene udheheqjen e Gjon Serreqit qendruan deri me 10 shkurt 1947.Sipas deklaratave te O.Abazit e et tjereve,per bunkerin e te arratisurve ne malin e Shipashnices se Eperme,dinin vetem dy veta :bariu Asllan Maksuti i Shipashnices(prej dhjetorit 1946) dhe Isa Dujaka,komandant i stacionit te milicise ne Shipashnicen e Eperme(prej janarit 1947).Pasi qe te arratisurit ne bunker u informuan se ate mberamje te 10 shkurtit ne Shipashnice kishin arritur shume milic,ushtare e et tjere,keta e braktisen strehimoren vetem dy-tri ore paar rrethimit.Ky cast ishte fatlum per te arratisurt,por edhe per fshataret e Shipashnices se Eperme,ngase u shmang ploja.Sipas deklarates se O.Abazit,Gjoni e Osmani kaluan ne Lajcic e ne Desivojce.Me 24 shkurt Osman Abazi iu dorzue organeve te UDB-ne Mucivercit,kurse naten ne mes 24 3 25 shkurtit u zu edhe Gjon Serreqi ne nje plevice,kasolle te braktisur ne malet e Desivojces,ku kishte qene i strehuar se bashku me Riza Shkodriqin nga Lacici.