Bushati, i dëshpëruar në daljen para mediave. Ka një kërkesë për Ramën

15.01.2019 16:40:24

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati doli sot në një konference për mediat  për të falënderuar  kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste që i besuan drejtimin e diplomacisë shqiptare. Pavarësisht deklaratës diplomatike, ai  shfaq mjaft i dëshpëruar. Kjo gjë duket qartë edhe në fotot e siguruar nga gazeta Shqip. Ndërkohë, shefi i diplomacisë ende në detyrë, i bëri një apel kreut të qeverisë. Ai kërkoi që Rama te plotësojë sa me parë vendin vakant në krye të Ministrisë së Jashtë për shkak të zhvillimeve të shumta në arenën ndërkombëtare.

“Besoj se është e qartë për këdo që pozicioni i ministrit ka dy dimensione: ka dimensionin kushtetues dhe dimensionin politik. Për sa i përket dimensionit politik, kryeministri e ka marrë tashmë vendimin e tij, ia ka bërë të ditur opinionit publik për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ.

Është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit për të përzgjedhur ekipin e tij politik me të cilin ai do të përmbushë objektivat e programit edhe në këtë fushë. Thënë kjo, në kuptimin kushtetues, apeli im sot është shumë i thjeshtë: për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në MEPJ, por që do t’i krijonte njëkohësisht mundësi vendit për tu përfaqësuar në mënyrën të denjë dhe efeciente në arenën ndërkombëtare, aq më tepër ku siç e patë dhe gjatë konferencës së shtypit me kolegun tim italian vendi është përballë sfidave të cilat nuk i ka njohur të paktën më parë”, tha Bushati.1 of 3