Bytyqi: Profesorët kanë pagat më të larta në rajon, por nuk i mbajnë 70 për qind të orëve

01.02.2018 23:08:40

“Profesorat e UP-së kanë rrogën më të madhe ne rajon”.

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi deklaroi se profesorët e Universitetit të Prishtinës, kanë pagat më të larta në rajon, por sipas tij nuk po bëjnë punë e cila arsyeton këto paga.

“Por ne duke u kënaqur me një pagë të mirë këtu dhe me një mësimdhënie që 70% të orëve nuk i mbajmë e 30% të orëve i mbajmë, ne konsiderojmë që jemi në rregull, dhe kur diskutojmë për problemet themi po gjithçka është keq në Universitetin e Prishtinës.”, tha Bytyqi.

Ai bëri thirrje që situatën brenda Universitetit të Prishtinës duhet ta rregullojnë vet profesorët.

U fol edhe për udhëzimin administrativ , i cili u nxor nga Ministria e Arsimit. Lidhur me këtë, Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi deklaroi se deri me tani ka pasur publikime në revistat për të cilat nuk është ditur se a janë revista shkencore.

“Ndoshta ka edhe shumë tituj të cilët mund të jenë të diskutushëm ose që mund të jenë edhe tituj që nuk janë fituar fare.”, tha Bytyqi.

Ndryshe udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit ka për qëllim që të përcaktojë revistat se ku do të publikohen punimet shkencore.