Hoxha thotë se duhet të lëshojë pe për demarkacionin sepse nuk ka kohë

01.02.2018 23:04:42

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, beson se deklarimet e fundi të presidentit, Hashim Thaçi kanë ardhur edhe pas reagimeve të miqve ndërkombëtar.

Lidhur me demarkacionin si njëri prej dy kritereve për liberalizmin e vizave për kosovarët, ajo thotë se duhet konsensus pasi që nuk ka shumë kohë.

Ajo beson se ky vit, do të jetë viti kur qytetarëve do tu mundësohet liberalizimi i vizave.