….”Cdo gje ishte si me pare ne shtepine e vjeter, por i mungonin ata te dashurit e saj…”!!!

30.08.2020 13:12:12
Nga: Pirro Minella
…..Avioni beri xhiron e zakonshme ne ulje dhe qendroi si nje shpend i lodhur nga udhetimi i gjate tej mase. Silva u ngrit rregulloi bluzen e kopsiti komcen e dyte dhe pasi mori canten e udhetimit doli. Hera e pare qe nuk do ta priste askush dhe nje sembim i kaloi ne zemer, beri per nga dera e avionit per te zbritur per te bere
e vetme udhen deri ne shtepi.
Ne holl ju afrua sherbimi i taksise. Hypi dhe vuri syzet. Ra ne mendime. Kisha kembengulur te kthehej , ne qytetin e saj vetem, mbase ishte nje lloj pendim, kur mendoi per boshellekun qe e priste, por nuk mund te kthehej prapa. Kesaj here kembet nuk po i bindeshin, gjunjet po i dridheshin, e mbajti veten
Prinderit e saj kishin patur nje histori te bukur dashurie. I jati ishte burre i pashem dhe shume i qeshur. E jema grua e qete dhe fjalepake dhe shume e bukur. Ishin dashuruar ne moshe te re.
I jati kishte qenë gjithnje baba shembullor dhe bashkeshort i adhurueshem. Me te jemen e saj duheshin shume. Nuk mbante mend ndonje zenke serioze vetem te castit. E jema dinte ta shuante pa u ndezur zenka. Ja dinte midene te shoqit dhe ngrihej i sillte dicka per te ngrene ndonje frut apo ashtu ne heshtje i pergatiste kafene qe e shijonte aq shume.ndersa i jati dilte ne kopshtin e shtepise dhe kujdesej per lulet dhe kthehej me nje trendafil te kuq ne dore dhe ja sillte duke buzeqeshur. Ishte lene pas zenka e para disa minutave..
Nuk e kuptoi Silva pse po i vinin keshtu si burim kujtimet, nga femijeria e larget e deri ne momentin e ikjen se fundit nga shtepia. Shtepia e prindërve eshte gjithnje e mbushur me shume kujtime. Kishte nevoje Silva qe boshllekun e krijuar nga mungesa e prinderve ta mbushte me ato kujtime te gjalla, teper te bukura, duke perfyteruar ata prinderit ashtu te qeshur dhe te lumtur si i mbante mend.
Rruga kaloi pa u ndjere dhe befas u gjend para portes se jashte te shtepise. Pagoi shpej e shpejt taksistin, duke mos i marre fare resto.
Mori fryme thelle dhe e veshtroi me vemendje porten e jashtme. Duke mos shkelur asnje per kaq kohe tek pragu kishin mbire bar qe ishte rritur.
Hapi canten e dores dhe mezi e gjeti celesin duke rremuar nje cope here. Duart nuk po i bindeshin, e kishte hapur me qindra here ate porte, por gishtat i dridheshin nga emocionet dhe nuk arrinte te rrotullonte celesin. Shtyu deren dhe para Silves u shfaq bota e bukur e oborrit te saj. Pemet ishin ashtu te gjelberta, gjethe te shumta te rene pertoke. U u keput ne kolltukun e guzhines. La canten. Ishte hera e pare qe vinte ne shtepine e saj ne ate lagje te degjuar te qyteti dhe nuk gjente asnje gjurme te prinderve te saj. Lotet i rreshqiten ne faqe dhe ashtu nga rrezet e diellit ndriconin. Nuk kishte njeri dhe Silva i la te rridhnin. E lehtesuan ata lote ne vetmine e saj, po e ndjeu qe ishin teper te hidhur ata lote ne mungese te prinderve. Me shikimin e saj pershkoi tere ambjentin, cdo gje ishte si e kishin lene ata.
Mbasdite vajti e vetme ne varreza duke cuar dy tufa nje me trendafila te kuq si i pelqenin mamase dhe nje me karafila te bukur sipas shpirtit te babit te saj te dashur.
Aq dite sa qendroi kaloi ore te kendshme me shoqeve dhe miqve te vjeter, por kur kthehej ne shtepi dhe mbyllej ne vetmine e saj ndjeu qe asgje nuk ishte më si më parë. Pjesa me e dashur e zemres se saj kishte ikur bashke me ata. Gjithë ditet qe qendroi ne shtepine saj, nuk ndryshoi asgje.
Donte te mbeteshin si i kishin lene ata, keshtu edhe kujtimet beheshin me te prekshme, me te gjalla, tamam si nje film me seri qe vazhdon edhe sot.
Erdhi dita per te ikur. Preku me ngasherim e dashuri cdo gje ne ikje, derisa e mbylli edhe porten e jashtme me kycin e madh, ne kete menyre u vulos dhe prapa mbeti heshtja e rende.
….Syte i vajten edhe tek bari jeshil i mbire aty, u perkul i perkeledhi ishin te gjalla ato fijet si kujtimet qe po linte pas Silva.
I pershendeti te fundit, por e dinte qe ne udhetimin e ardhshem ato do ti uronin mreseardhjen ne shtepine e saj aty ne qender te lagjes “Kala”…….