Cedomir Jovanoviq: Dialogu duhet të vazhdoi se rajoni ka nevojë për paqe

01.07.2018 10:03:38

Politikani serb, ndër të rrallët që e njehë pavarësinë e Kosovës, Cedomir Jovanoviq po kërkon që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mos ndalet për asnjë moment.

Ai vlerëson se për serbët është e vështirë të pranohet realiteti, por që Kosova është nyja më problematike sipas tij për tu zgjidhur.

“Mendoj se është shumë e vështirë që ta pranojmë realitetin në Serbi”, thotë fillimisht Jovanoviq për një gazetë nga Podogrica.

Jovanoviq tutje thekson se një problem si Kosova nuk bën që të mbetet edhe për gjeneratat e ardhshme. Sipas tij mes dy shteteve duhet të ketë paqe.

“Mund të them se kjo është nyja më e madhe dhe kjo ka edhe brezin tonë. Nëse e lëmë një të kaluar të tillë, atëherë nuk do të jetë lehtë për nipërit dhe paqen”, theksoi politikani serb.

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi tutje thotë se perëndimi po bën presion për temën e Kosovës, më shumë për shkak të interesave të veta.

Thekson se dialogu nuk duhet të ndalet pasi rajoni ka nevojë për paqe.

“Dialogu nuk duhet të ndalet dhe është e rëndësishme që të vazhdojë. Është me rëndëi për një rajon paqësor dhe të sigurt”, përfundoi Cedomir Jovanviq.

Ndryshe Jovanoviq ditë më parë kishte qëndruar në Prishtinë ku kishte folur për zgjidhjen përfundimtare ndëmrjet Prishtinës dhe Beogradit.