Çelaj ndërhyn në debatin mes Mustafës dhe Ahmetit

07.10.2017 15:09:44
Në debatin virtual në mes të Shpend Ahmetit dhe Isa Mustafës për Prishtinën dhe qeverisjen në këtë komunë, është përfshirë edhe Lirak Çelaj, tash kandidat i PDK-së për ta marr pozitën e të parit të Prishtinës.
Lirak Çelaj thotë se pa PDK-në, asgjë e mirë nuk mund të ndodh në kryeqytet.

“Është për keqardhje kur degradimi i fushatës shkon në mohim të realitetit”, shprehet ai

“Sa qesharake kur Isa po përpiqet me i nxjerr duart nga xhepat, dhe Shpendi përpiqet me fluturu pa krah.Pa neve, asgjë e mirë nuk mund të ndodhë në Prishtinë. Është për keqardhje kur degradimi i fushatës shkon në mohim të realitetit.As Isë, as Shpend nuk kanë çka i ofrojnë prishtinalive. Koha juaj iku. Më 22 Tetor do të rikonfirmohet ndryshimi i madh në Prishtinë!”, ka  shkruar Çelaj në facebook.

Mustafa dhe Ahmeti sot gjatë ditës kanë pasur një debat se kush është bërë bashkë me PDK-në në garën për Prishtinën.

Kryetari aktual i kryeqytetit e ka akuzuar Mustafën se e ka lënë si “bakshish” Thaçin dhe Mustafën.