Erdogan paralajmëron operacione ushtarake në veri të Sirisë

07.10.2017 15:11:29

Ai tha se Turqia nuk do të braktisë civilët në Idlib

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se vendi i tij është duke zhvilluar një operacion “serioz” kundër grupeve ekstreme në provincën siriane Idlib, së bashku me kryengritësit, të cilët kanë mbështetjen e tij.

Erdogan tha se operacioni është një hap i ri drejt vendosjes së sigurisë në Idlib.

Ai u tha mediave, se ushtarët turq nuk gjenden në Idlibu, por ata po mbështesin armatën opozitare siriane për liri nga ana e territorit turk. Erdogan tha se Turqia nuk do të braktisë civilët në Idlib dhe se nuk do të lejojë “korridorin terrorist” në veri të Sirisë.

Kryengritësit në Idlib po luftojnë kundër grupit Tahrir al-Sham, ish-fronit Nusra, degë e Al-Kaidës në Siri.