Gjendet koka, këmba dhe rrobat e gazetares së vrarë

07.10.2017 15:15:52

Jensen tha se pjesët e trupit janë gjetur të premten në një qese plastike

Policia daneze njoftoi sot se kanë gjetur kokën e shkëputur, këmbën dhe rrobat e gazetares suedeze Kim Vol, e cila ishte zhdukur pasi që intervistoi shpikësin danez në nëndetësen që ai e kishte bëri.

Inspektori i policisë në Kopenhagë, Jens Miler Jensen, tha se pjesët e trupit janë gjetur të premten në një qese plastike, ndërsa në qesen tjetër ishin rrobat e saj, thika dhe pjesë të metalit të rëndë, për t’u fundosur më lehtë.