Presidencialet në SHBA/ Ndiqni rezultatet hap pas hapi- Biden fiton një tjetër shtet, garë e fortë në Pennsylvania

04.11.2020 12:02:33

Zgjedhjet presidenciale në SHBA nuk kanë dhuruar një fitues, e kjo shihet se do të ketë një përplasje jo të vogël deri në përcaktimin e njeriut që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë për katër vitet e ardhshme.

Donald Trump ka fituar zyrtarisht Teksasin dhe 38 votat e tij elektorale, njofton AP. Ndërsa Biden ka fituar 238 vota elektorale, ndërsa Trump ka 213 vota elektorale. Për të fituar duhet 270 zona elektorale si minum.

Demokratët kishin pasur shpresa për të ndryshuar rezultatin në shtetin tradicionalisht konservator, pasi Teksasi raportoi nivele rekord të pjesëmarrjes në votime. Biden fitoi Arizonën dhe Maine. Gara është tepër e ngushtë dhe demokrati Biden është në avantazh me një diferencë të ngushtë votat.

Sidoqoftë, presidenti e mbajti këtë shtet, i cili ishte një tjetër i domosdoshëm për të. Demokratët gjithashtu kanë humbur disa gara në Shtëpinë e Bardhë në Teksas për të cilat ata shpresonin se do t’i ndihmonin për shumicën në “dhomë”.

Sipas grafikëve, rezulton se në Teksas janë numëruar 84% të votave, Donald Trump ka fituar 52.2% të votave, kurse Biden, 46.4%.

Rezultatet sipas shteteve

Në Idaho Donald Trump udhëheq me 62% dhe Joe Biden me 35%; Në Montana Donald Trump udhëheq me 55% dhe Joe Biden me 42.6%;

Në Kansas Donald Trump udhëheq me 56.5% dhe Joe Biden me 32.3%

Në Arizona Joe Biden udhëheq me 52.4% dhe Donald Trump me 46.3%

Në Texas Donald Trump udhëheq me 52.2% dhe Joe Biden me 46.4%

Në Louisiana Donald Trump udhëheq me 58.5% dhe Joe Biden me 39.9%

Në New Mexico Joe Biden udhëheq me 53.9% dhe Donald Trump me 43.9%

Në Pensylvania, Donald Trump udhëheq me 55.8% dhe Biden me 43.1%.

Në Wisconsin kryeson Biden me 49.4%, ndërsa Trump me 49.1.

Presidencialet në SHBA/ Ndiqni rezultatet hap pas hapi- Biden fiton

Ora 10: 54- Në Wisconsin, Trump dhe Biden garojnë ‘kokë më kokë’

Po ashtu, garë e ngushtë edhe në Wisconsin, ku kryeson Biden me një diferencë shumë të ngushtë, 49.4%, ndërsa Trump me 49.1. Deri më tani, janë numëruar 95% të votave.

Ora 10:50- Garë e ngushtë në Pennsylvania

Trump dhe Biden po garojnë ngushtë në Pennsylvania, ku deri më tani kryeson Trump, me 55.8%, ndërsa Joe Biden me 43.1%. ndërsa deri më tani janë numëruar 64% e votave.

Ora 10: 45- Joe Biden fiton në Hawaii

Sipas projektimeve të CNN, Joe Biden ka fituar në Hawaii, me 67.5%, ndërsa Donald Trump mori 30.1% të votave. Joe Biden ka marrë në Hawaii 4 vota elektorale.

Trump fiton në Ajoa dhe Montana

Agjencia e lajmeve, Associated Press e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana. I nominuari i republikanëve ka fituar gjashtë vota elektorale nga Ajoa dhe tri të tjera nga Montana.

O5:55 numërimi i votave në SHBA, Joe Biden në epërsi

Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike.

Deri tani Joe Biden ka fituar Neë Yorkun, Illinois, Masachusets, Maryland, Virginia. Deri tani Donald Trump ka ftiuar Florida, Indiana, Kentucky, Alabama, Mississippi, ndërsa është në avantazh në Texas, Ohio, Michigan e në disa shtete të tjera. 05:35 Donald Trump fiton Utah, Joe Biden fitoi në tre shtete të bregut perëndimor. Kjo pritej pasi këto shtete zakonisht votojnë për kandidatë demokratë, ndaj dhe rezultati u shpall me kaq shpejtësi. Ndërkohë Trump është në avantazh në pothuajse të gjitha shtetet që quhen “battleground”.

Presidencialet në SHBA/ Ndiqni rezultatet hap pas hapi- Biden fiton

05:27: Përplasje mes policisë dhe majtistëve para Shtëpisë së Bardhë

Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rendësishmë si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.

Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qendronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga republikani Donald Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij.

04:42: Garë edhe për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Përveç presidentit, votuesit amerikanë kanë zgjedhur të martën edhe anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kontrolli i dy dhomave të Kongresit është vendimtar për presidentin që të shtyjë përpara agjendën e tij.

Gjatë dy vjetëve të kaluar, presidenti Donald Trump ka punuar me një Kongres të ndarë. Demokratët kanë pasur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët në Senat. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, i cili ka garuar në Kentaki, ka fituar kundrejt kandidates demokrate, Amy McGrath. Të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen çdo dy vjet.

Mandatet në Senat janë për gjashtë vjet. Zgjedhjet mbahen çdo dy vjet, në bazë të rotacionit. Këto zgjedhje mbahen për 35 nga 100 anëtarët e Senatit. 04:17: Shtete që vendosin mbi fatin e zgjedhjeve

Trump përmbys Texasin dhe kryeson në Florida

U duk si surpriza e këtyre zgjedhjeve, por Donald Trump rikuperon dhe merr kryesimin në shtetin e Texas, i cili ka 38 vota elektorale. Kështu, me hapjen e kutive të tjera, Trump ka fituar avantazh ndaj Biden në shtetin që njihet historikisht si republikan. Tani, Trump ka 50.8% të votave në Teksas, përballë 47.9% të Biden.

Reublikanët janë në avantazh në Florida, një shtet me një numër të madh zgjedhësish elektoral, plotë 29 të tillë.

03:53: Trump dhe Biden fitojnë edhe në disa shtete

Agjencia e lajmeve AP raporton se presidenti Donald Trump ka fituar Luizianën, Nebraskën, Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Uajomingun, ndërsa kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar Nju Meksikon, Nju Jorkun, Qarkun e Kolumbisë dhe Kolloradon.

Garë e forte në Florida dhe Texas, dy shtete ku Donald Trump kryeson dhe që pritet të vendosin shumë mbi fatin e përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve.Sipas rezultateve, Biden prin me votat elektorale, 129 me 120.

Presidencialet në SHBA/ Ndiqni rezultatet hap pas hapi- Biden fiton

03:29: Joe Biden fiton Neë Yorkun, Trump kryeson në Florisa, garë e fortë në Texas

Parashikimet e deritanishme tregojnë se Presidenti Donald Trump ka fituar në Indiana, Kentaki dhe Oklahoma. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana fotoi për ish-Presidentin Barack Obama. Ish-nënpresidenti Biden ka fituar në Vermont, Masaçusets, Delauer (shteti i Biden), Merilend dhe Nju Jork. Zakonisht këto shtete votojnë për demokratët.

Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden kanë siguruar, sipas këtyre parashikimeve 26 dhe 56 vota elektorale. Nju Jorku ka 29 vota elektorale, shteti me numrin më të madh deri tani. Në Florida, një shtet fushëbetejë, përqindjet e tyre janë shumë pranë njëra-tjetrës. Nga shtetet vendimtare, Florida pritet të jetë ndër të parat që mund t’i nxjerrë rezultatet. Ky shtet ka 29 vota elektorale.

03:17: Rezultatet e votave në disa shtete, Florida drejt fundit me Trump kryesues

Rezultatet në disa shtete: Në Indiana Donald Trump udhëheq me 59.3% dhe Joe Biden me 38.7%

Në Kentucky Donald Trump udhëheq me 60.4% dhe Joe Biden me 37.2%

Deri më tani në shtetin e Floridas janë numëruar 91% të votave. Donald Trump udhëheq me 50.7% të votave dhe Joe Biden me 48.5%

Në Texas deri më tani janë numëruar 62% e votave, Biden udhëheq më 50.8%. Në Virginia janë numëruar 30% të votave, Trump udhëheq me 58.3%. Në Ohio deri më tani janë numëruar 44% e votave, kryeson Biden me 54.5%.

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 66% e votave, kryeson Biden me 53%

Në Kansas janë numëruar 33% e votave, udhëheq Biden me 53.8%

Në Vermont janë numëruar 29% e votave, kryeson Biden me 66.2%

02:16: 88 me 55, Trump fiton në 6 shtete, Biden kalon në avantazh

Donald Trump, pas Indiana dhe Kentucky, fiton edhe Alabama, Mississippi, Tennessee dhe Oklahoman.

Ndërsa kandidati demokrat Joe Biden, pas Vermontit fiton Maryland, Massachusetts, Connecticut, Illinois dhe Neë Jersey. Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Associated Press.