Kryeministrja e Britanisë së Madhe do të takohet me Donald Trumpin

21.01.2017 19:49:09

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Kryeministrja e Britanisë së Madhe,Theresa May do të takohet me presidentin e ri të Amerikës, Donald Trump gjatë javës së ardhshme.

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar planifikon që të udhëtojë për Uashington të enjten, në takimin e organizuar nga kabineti i Donald Trumpit.

Ajo përveç takimit me Trumpin, do të qëndrojë edhe për disa ditë tjera në Amerikë shkruan The Telegraph, transmeton lajmi.net

Theresa May ishte ndër të parat që i dërgoi telegram urimi Trumpit për marrjen e detyrës, duke i bërë thirrje që të punojë për prosperitet dhe siguri në të dyja anët e Atlantikut.